Në ankand diamanti “Ylli rozë”, me vlerë 50 milionë dollarë (FOTO)

Diamanti më i madh ngjyrë rozë në botë, në ankandin i cili do të mbahet muajin e ardhshëm në Hong Kong do ta gjejë pronarin e tij të ri, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtëpia e Ankandit Sotheby’s njoftoi se diamanti me emrin “Ylli rozë” prej 59,6 karatësh do të nxirret në shitje në ankandin i cili do të mbahet më 4 prill në qendrën e Ekspozitës dhe të Konventës në Hong Kong.

Guri i çmuar në vlerë prej rreth 50 milionë dollarësh, llogaritet si një nga diamantët më të çmuar që deri më tani është nxjerrë në ankand.

Diamantët e rrallë të ngjyrave të ndryshme, po gjejnë blerës prej miliona dollarësh.

Diamanti i kaltër me emrin Oppenheimer, prej 14,62 karatësh, i cili u nxorr në ankand vitin e kaluar nga Shtëpia e Ankandit Christie’s në Gjenevë të Zvicrës, me çmim të blerjes prej 57,5 milionë dollarësh, ishte bërë unaza më e shtrenjtë në botë.

Edhe diamanti “Hëna e Kaltër” prej 12,03 karatësh, në vitin 2015 ishte shitur tek miliarderi nga Hong Kongu Joseph Lau. Lau më parë pagoi për diamantin ngjyrë rozë prej 16,08 karatësh “Josephine’a e ëmbël” 28,7 milionë dollarë.

Kurse diamanti më i madh ngjyrë portokalli i gjetur deri më tani në vitin 2013 ishte shitur për 35 milionë dollarë. Ky diamant me emrin “I portokalltë” është prej 14,82 karatësh.

20170330_2_22740662_20469336_Web

diamant roze

diamant

diamant1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button