Numri i refugjatëve sirianë kalon 5 milionë

Numri i sirianëve që kanë ikur nga vendi i tyre pas gjashtë vjetësh luftë civile, ka kaluar mbi 5 milionë, tha Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara.

UNHCR publikoi shifrat një vit pasi komuniteti ndërkombëtar është zotuar se do të rivendosë 500,000 refugjatë, për t’iu lehtësuar barrën vendeve fqinje të Sirisë, transmeton REL.

Në deklaratën e UNHCR-së thuhet se vetëm gjysma e tyre janë rivendosur.

Turqia vazhdon të ketë numrin më të madh të refugjatëve sirianë – afro 3 milionë.

Përveç 5 milionë burrave, grave dhe fëmijëve që kanë ikur nga lufta në Siri, UNHCR tha se edhe 6.3 milionë të tjerë janë zhvendosur brendapërbrenda shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button