Britani, 5 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit

Ekipet britanike të shpëtimit të enjten kanë gjetur trupat e pajetë të pesë personave që pësuan gjatë rrëzimit të një helikopteri, i cili u zhduk në rrugën nga Britania për në Irlandë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kërkimi i madh për helikopterin filloi të mërkurën pasi u zhduk në rrugën nga Luton për në Dublin.

Ekipet britanike dhe irlandeze të shpëtimit filluan kërkimin për helikopterin në ujërat e Detit Irlandez, por mbetjet e tij i gjetën në zonën malore të parkut nacional Snowdoni, në veri të Uellsit.

Nga policia uellsiane njoftuan se mbetjet e helikopterit dhe kufomat e pesë personave, identitetin e të cilëve nuk e zbuluan, i gjetën në terren shumë të paarritshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button