Messi: Nuk kam sharë arbitrin, por veten

Kapiteni i përfaqësueses së Argjentinës në futboll, Lionel Messi, pohon se nuk është fajtor dhe se është “kuptuar gabimisht” kur gjestikulacioni i tij në ndeshjen kualifikuese mes Argjentinës dhe Kilit u karaktirizua si fyerje ndaj gjyqtarit ndihmës, për çka u suspendua me katër ndeshje, raporton Anadolu Agency (AA).

Argjentina fundjavën e kaluar në ndeshjen kualifikuese per Kampionatin Botëror në Rusi, me rezultat 1:0 fitoi Kilin, ndërsa ndeshjen e shënoi incidenti për shkak të të cilit një nga lojtarët më të mirë në botë Messi u suspendua për katër ndeshje dhe me gjobë prej 10.000 franga.

Në deklaratën për gazetën spanjolle “El Mundo Deportivo”, Mesi tha se ndihmës gjyqtari ishte brazilian dhe si ka mundësi që ta ketë kuptuar shkëlqyeshëm.

Mesi po ashtu pohon se me gjyqtarin ka zhvilluar bisedë “miqësore” dhe se nuk ka patur ndërmend ta fyejë.

“Kërkoj falje nëse ndihmës arbitrin e kam lënduar me ndonjë fjalë. Kam folur me veten, nuk kam sharë direkt atë. Kërkoj të ndërpritet hetimi dhe të mos shqiptohet sanksioni”, tha Messi.

Në mbrojtje të Messit u përfshi edhe futbollisti i njohur argjentinas Diego Armando Maradona i cili tha se “është shumë i ashpër” dënimi i shqiptuar ndaj Messit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button