Seanca konstitutive duhet të vazhdojë pa vërejtje procedurale

Deputetët pasdite e vazhduan seancën  konstitutive në të cilën debatohet për zgjedhje të kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Paraprakisht në koordinim, siç informon kryesuesi Trajko Veljanoski, është dakorduar seanca të vazhdojë pa vërejtje procedurale.

Seanca edhe sot filloi me një sërë vërejtjesh procedurale të temave të ndryshme, për shkak të së cilës u dhanë disa pauza. Për diskutim janë paraqitur 51 deputetë, ndërsa gjatë tre ditëve të kaluara tre e shfrytëzuan të drejtën e fjalës.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe një herë kërkuan që të tregohet se çka është arritur me BDI-në dhe LSDM-në që të heq dorë nga Platforma e Tiranës, ndërsa si dalje të vetme nga kriza politike e theksuan mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me lokalet.

Kolegët e tyre nga LSDM-ja, ndërkohë kërkuan që të ndërpritet me shkeljen e Rregullores dhe me “përdhunimin” e Parlamentit.

Damjan Mançevski nga LSDM-ja në fjalimin procedural theksoi se vazhdimisht shkelet Rregullorja dhe shtoi se që më 30 dhjetor të vitit të kaluar është planifikuar skenari për prolongim që zbatohet në seancë, kur, siç tha Trajko Veljanoski u caktua të kryesojë me Kuvendin, në vend të deputetit më të vjetër, siç ka qenë praktikë deri më tani.

Petar Tanasov nga LSDM kërkoi nga kryesuesi Veljanoski të tërhiqet dhe t’i mundësojë deputetit më të vjetër ta udhëheqë seancën për, siç tha, të ketë punë produktive.

Ilia Dimovski nga VMRO-DPMNE kërkoi sa është e mundur më shpejt në opinion të dalë ligji për gjuhët që e kanë dakorduar LSDM dhe BDI dhe shtoi se siç shqiptarët në Maqedoni kërkojnë të respektohen të drejtat e tyre, ashtu kërkojnë edhe maqedonasit, turqit, boshnjakët, vllhehët, romët..

Stefan Bogorv nga LSDM, ndërkaq, kërkoi të ndërpritet, siç theksoi diskutimi nebuloz me replika dhe kundërreplika dhe t’i mundësohet shtetit të shkojë përpara.

Seanca konstituive kuvendore  filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre, për shkak se nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhje të kryetarit të Dhomës ligjdhënëse. Konfirmimi i propozimit për përbërjen e Komisionit për çështje të emërimeve dhe zgjedhjeve është parakusht për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit që është njëra ndër pikat e seancës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button