Replikat e deputetëve “djegin” prej 16.000 deri 20.000 euro për ditë

Prej 16.000 deri 20.000 euro kushton puna për një seancë parlamentare, thonë për “Plusinfo“, burime nga shërbimet parlamentare. Në shumë hyjnë edhe pagesa për: shpenzime rrugore, pagesave rrugore, rrymë, ngrohje, ujë, rroga dhe puna e kohë pas kohshme e të punësuarve.

Një javë debat në Parlament ju ka kushtuar rreth 100.000 euro qytetarëve të Maqedonisë gjatë tentimit për konstituim të Parlamentit për zgjedhje të kryetarit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime dhe kryetarit të Parlamentit.

“Shuma ndryshon varësisht kushteve kohore, respektivisht zmadhim dhe zvogëlim i shpenzimit të energjisë elektrike, si dhe ajo se parlamenti a është në përbërje të plotë apo të pjesërishme”, sqarojnë nga Parlamenti.

Sipas rregullores së Parlamentit është e ndaluar replikimi i deputetëve nga grupi i njëjtë parlamentar, por për shkak se grupet parlamentare nuk janë formuar, dhe përfaqësuesit e popullit kanë status të pjesëtarëve të partive, kryesuesi i tanishëm i Parlamentit, Trajko Veljanoski, nuk ka të drejtë të ndërpresë replikat dhe kundër-replikat.

“Ky absurd do të ndërpritet vetëm nëse deputetët me vetiniciativë dorëheqen nga marrja e fjalës, replikës dhe kundër-replikës”, thonë nga Parlamenti.

Sipas rregullores së Parlamentit, kryesuesi i saj ka të drejtë të ndërpresë marrje fjalën nga deputeti përderisa ai e keqpërdorë fjalimin me diskutim jashtë temës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button