Ministri Lutfiu në konferencën për arsim të lartë në Kotor

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu ka marrë pjesë në Konferencën rajonale në Kotor, Mal të Zi, me temë “Financimi i arsimit të lartë: Zbatim i vizionit strategjik: Të aplikuar në vizion strategjik”.

“Qëllimi i kësaj konference është që ta bëjë më të lehtë shkëmbimin e njohurive në mesin e funksionarëve të lartë të qeverive te shteteve te ndryshme mbi te rejat e fundit dhe praktikat premtuese për përafrimin e strategjive të financimit të arsimit të lartë me objektiva specifike të politikës”, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Konferenca është organizuar nga Banka Botërore në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Malit të Zi dhe kanë marrë pjesë përfaqësues nga ministritë e arsimit dhe financave nga Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Gjeorgjia, Letonia dhe Ukraina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button