Aksidentohet një tren pasagjerësh në Indi, dhjetëra të plagosur

Plagosen 32 pasagjerë pas daljes së 8 vagonëve të një treni nga binarët hekurudhorë në veri të Indisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Hekurudhave Indiane, Anil Saxena, njoftoi se 8 vagonët e ekspresit Makaushal, i cili bënte ekspeditë në qytetet Jabalpur- Nizamuddin, kanë dalur nga binaret në rajonin Mahoba, i cili ndodhet në shtetin Uttar Pradesh.

Saxena njoftoi se qindra udhëtarë të cilët ndodheshin në tren u nxorën me ndihmën e qytetarëve përreth dhe të punonjësve të hekurudhës. Ai bëri të ditur se për disa prej të 32 plagosurve ka pasur ndërhyrje në vend të ngjarjes, dhe se 24 prej tyre u dërguan për trajtime mjekësore në spitalet përreth.

Në Indi, në rrjetin hekurudhor shtetëror, ku brenda ditës me 11 mijë trena udhëtojnë 23 milionë njerëz, në muajin nëntor në shtetin Uttar Pradesh si rezultat e daljes nga shinat të 14 vagonëve të një treni me pasagjerë 145 persona kishin humbur jetën, kurse 226 të tjerë ishin plagosur, prej të cilëve 76 ishin në gjendje të rëndë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button