Ermira në njësinë një, Ahmeti në njësinë 6, listat jozyrtare të BDI-së

Burime të sigurta në BDI thonë se, në bazë të disponimit aktual në parti, gjasa më të mëdha për bartës liste në njësinë numër 1 ka deputetja Ermira Mehmeti. Ajo është favoriti kryesor pasi ka marrë përkrahje më të madhe të nëndegëve partiake në komunën e Çairit, duke u radhitur para Artan Grubit, Bujar Osmanit dhe Shkodrane Dardhishtës, shkruan Shenja.

Komuna e Çairit përndryshe është e ndarë në dy pjesë- një pjesë në njësinë numër 1 një pjesë në njësinë numër 2. Me kandidimin e Mehmetit për bartës liste, kryesia e BDI-së mundohet t’i evitojë edhe përplasjet eventuale mes rrymave partiake të Rafiz Halitit dhe Blerim Bexhetit në degën e Sarajit, që poashtu pretendojnë bartësin e listës. 

Përkrahje më të madhe nga ndëndegët partiake në në degën e Sarajit ka marrë ministri aktual i drejtësisë Blerim Bexheti, por ka gjasa që ai të mos paraqitet fare në listën e kandidatëve për deputetë,. Kryetari i partisë Ali Ahmeti ia ka besuar Bexhetit koordinimin e aktiviteteve partiake në njësinë numër 5.  

Nëse Ermira Mehmeti udhëheq listën, atëherë për pozitat prej 2 deri në 5 në këtë njësi pritet të garojnë Rafiz Haliti, Bujar Osmani, Nazif Bushi dhe Bashkim Ahmeti. 

njësinë numër 2 gjasa më të mëdha për bartës liste ka deputeti aktual nga komuna e Likovës Rexhail Ismaili. Për pozitat prej dy deri në 5 në këtë njësi pritet të garojnë Shkodrane Dardhishta, Artan Grubi, Shefik Duraku dhe Xhelal Bajrami. 

Si kandidat më i përfolur për të qenë bartës i listës së BDI-së në njësinë numër 3 është zëvendëskryeministri aktual Musa Xhaferi, por nuk përjashtohet mundësia nis refuzon Xhaferi, bartës liste sërish të jetë Bujar Osmani.  

njësinë zgjedhore numër 5 gjasa më të mëdha për bartës liste i jepen ish kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, kurse nuk janë të vogla gjasat edhe të Arben Labënishtit. 

Ndërkaq në njësinë zgjedhore numër 6, bartës liste do të jetë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, kurse pas tij sipas të gjitha gjasave do të radhiten Hazbi Lika, Selvije Saliu, Talat Xhaferi dhe Xhevat Ademi.

Lajme të ngjashme

Back to top button