fbpx

Dejvid Fridman është ambasadori i ri amerikan në Izrael

Dejvid Fridman, prokuror amerikan me origjinë hebraike dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, dje ka dhënë betimin si ambasador i ri amerikan në Izrael.

Mediat franceze transmetuan se Fridman është i njohur për qëndrimin e fuqishëm në dobi të ndërtimin e lagjeve hebraike në territoret palestineze.

Senati amerikan me 52 vota “pro” dhe 46 “kundër” e ka konfirmuar emërimin e tij në funksionin e ri, pas së cilës nënkryetari Majk Penski tha se zgjedhja e Dejvid Fridmanin për ambasador të SHBA-së në Izrael është “një nga shenjat më të qarta të përkushtimit të presidentit Tramp ndaj shtetit Izrael dhe popullit të saj”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në Tuiter shkroi se Fridman do të jetë i pritur ngrohtë si përfaqësues i presidentit amerikan Tramp dhe mik i afërt i Izraelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button