S’ka “hajgare” me Liverpoolin, marshon drejt titullit

Liverpooli i ka dhënë leksion Manchester Unitedit në derbin e madh të futbollit anglez. Skuadra e Brendan Rodgers i ka dhënë goditjen e fundit skuadrës së David Moyes duke e mposhtur midis “Old Trafford” me rezultat 0:3.

Që nga minuta e parë Liverpooli ishte dominant në fushë duke sulmuar portën e De Geas. Sturridge pati dy raste të mira në fillim të ndeshjes por që nuk shënoi.

Pas një loje më dorë nga Rafael, gjyqtari akordoi penallti në minutën e 34 të cilën në gol e konkretizoi Stiven Gerrard. Me të startuar pjesa e dytë, Allen pengohet në zonë për penalltinë e dytë në këtë ndeshje. Gerrard i pagabueshëm për 2:0.
Në minutën e 80 Liverpooli fitoi edhe një penallti pas simulimit nga Sturridge. Gerrard nuk e kompletoi het trikun duke goditur shtyllën.

Radha për goli i erdhi lojtarit ndoshta më të mirë sot në botë, Luis Suarez. Sulmuesi uruguajan u gjend mirë para portës në minutën e 84 për kapitullimin e Manchester Unitedit.

Me këtë fitore Liverpooli po marshon drejt titullit në Premierligë, ndërsa Manchester Unitedi sipas të gjitha gjasave do të garoi në Europa League. 

Derbi londinez ndërmjet Tottenhamit dhe Arsenalit është vendosur me një gol të shënuar nga Topçinjtë në fillim të ndeshjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button