Vazhdojnë “replikat dhe kundër-replikat” në Parlament

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë edhe sot e vazhdoi mbledhjen konstitutive, në të cilën debatohet për zgjedhje të kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Seanca filloi me seri vërejtjesh procedurale në tema të ndryshme, për shkak të së cilës janë dhënë disa pauza. Për diskutim janë paraqitur 51 deputetë, ndërsa në tre ditët e fundit vetëm tre e kanë shfrytëzuar të drejtën e fjalës.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe një herë kërkuan që të tregohet se çka është arritur me BDI-në dhe LSDM-në që “të heq dorë nga Platforma e Tiranës”, ndërsa si dalje të vetme nga kriza politike e theksuan mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me lokalet.

Kolegët e tyre nga LSDM-ja, ndërkohë kërkuan që të ndërpritet me shkeljen e Rregullores dhe me “përdhunimin” e Parlamentit.

Damjan Mançevski nga LSDM-ja në fjalimin procedural theksoi se vazhsimisht shkelet Rregullorja dhe shtoi se që më 30 dhjetor të vitit të kaluar është planifikuar skenari për prolongim që zbatohet në seancë, kur, siç tha Trajko Veljanoski u caktua të kryesojë me Kuvendin, në vend të deputetit më të vjetër, siç ka qenë praktikë deri më tani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button