Mehmeti: Institucionet janë jo-funksionale dhe me agjenda partiake

Duke e prezantuar raportin vjetor, Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, tha se krahasuar me vitin 2016 nuk ka asnjëfarë zhvillimi, përkundrazi ka stagnim dhe regres, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç tha ai, institucionet nuk bashkëpunojnë sa duhet me ombucmanin dhe ende kemi institucione të politizuara dhe jo-funksionale të cilat zbatojnë agjenda politike.

Ai thotë se po shpeshtohen edhe ankesat për projektin “Termini im” i cili krijoi kaos në shëndetin publik.

“Për shkak të pengesës së punës nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Shëndetësisë, MPB-së, Drejtësiës dhe DAP-it, ombucmani nuk mundet që të zbatojë procedura të plota për të drejtat e qytetarëve”, konstatoi Memeti.

Memeti plotësisht tha se burgjet edhe më tej janë skajshmërisht me kushte jo-humane dhe jo-njerëzore, duke ua shkurtuar të drejtën e mbrojtjes shëndetësore. Ai gjithashtu thekosi se është konstatuar shfrytëzimi i forcës së tepërt nga ana e policisë së burgut, por edhe është theksuar brutaliteti policor gjatë protestave të “Revolucionit Laraman”.

Avokati popullor gjatë vitit të kaluar ka vepruar në 4.718 raste, janë pranuar 3.775 ankesa, ndërkaq 37 janë hapur me iniciativë të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button