fbpx

Thaçi në takim me Multanovskin: PDSH mbështet institucionet që do të avancojnë shqiptarët

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, gjatë takimit të sotëm me ambasadorin e Polonisë në Maqedoni, Jacek Multanovski, u shpreh se PDSH-ja nuk do të merr pjesë në “teatrin” e tashëm politik dhe se do të mbështesë çdo nismë që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe proceseve integruese të vendit, njofton Portalb.mk.

“PDSH tashmë dëshmoi se është opozitë e vërtetë dhe se nuk do të merr pjesë në këtë teatër politik me të cilin nuk zgjidhen problemet në vend, por do të mbështesë çdo nismë institucionale që ka të bëj me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, me reforma të mirëfillta, si dhe me proceset integruese të vendit”, thuhet në kumtesën e PDSH-së.

Thaçi gjatë takimit shprehu brengosjen për marrëdhëniet e brishta ndëretnike, situatën ekonomike duke kritikuar politikat virtuale dhe teatrin nacional që po zhvillohet kohëve të fundit me të cilat Partia Demokratike Shqiptare nuk pajtohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button