Thaçi: Nuk lëshoj pe për Strugën, unë jam i drejtë dhe jo i fortë

Megjithatë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi vendosi ta propozojë Zija Jonuzin për deputet dhe bartës të listës së njësisë numër 5 të kësaj partie.

Jonuzi duke folur para të pranishmëve sonte para të pranishmëve në Konventën promovuese të kandidatit për president të kësaj partie, Iljaz Halimi tha se do të përkushtohet që PDSH-së ti sjell fitoren e merituar. 

Bartësit e listës:

Njësia zgjedhore 1: Bekim Fazliu
Njësia zgjedhore 2: Orhan Ibrahimi
Njësia zgjedhore 3: Habib Maksuti
Njësia zgjedhore 5: Zija Jonuzi
Njësia zgjedhore 6: Menduh Thaçi

Kandidat për Evropë: Shpend Saiti
Kandidat për SHBA: Fekri Bekteshi

“Nëse PDSH merr mandatin, për 18 muaj do të ndryshojë politikën e Maqedonisë dhe do të jetësojë platformën e kësaj partie. Kundërshtarët tonë frikohen nga Sushkoja pasi që ata vetë janë të korruptuar dhe të shitur. Ata këtë e kanë bërë për 20 vite radhazi dhe ky stil i tyre është i njohur, sërbski stil. BDI ka ndejtur heshtur kur rriheshin nxënësit shqiptarë, ata nuk e hapën gojën as për Car Dushanin as për Burmali Xhaminë. PDSH-ja ka qenë e sulmuar si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, kur flasim për njësinë numër 5, por unë nuk do të lëshoj pe pasi që jam i drejtë e jo i fortë. Kërkoj legjitimitetin nga shqiptarët për të dalë para kundërshtarëve tonë maqedonas kushto qofshin ata” tha mes tjerash Thaçi transmeton gazetari i Portalb nga Konventa e kësaj partie.

“Mua nuk më intereson se kush është në anën e kundërt, por me besimin tuaj unë do të ndryshoj gjithçka. Ata e duan BDI-në pasi që ata janë vasal dhe kjo u pa në zgjedhjet lokale para një viti” tha Thaçi.

Ndërsa kandidati për president Iljaz Halimi kërkoi mbështetje, sipas tij, për të dëshmuar se shqiptarët nuk janë pa të zot shpie.

“Kandidimi im është bërë për të prishur pazaret e partive qeveritar. Kërkoj përkrahjen nga të gjithë shqiptarët për të mos u bërë vegël e dikujt që bën thirrje për bojkot. Të bashkohemi si në Strugë, të bashkohemi si në Kërçovë, të bashkohemi të gjithë shqiptarët dhe të mos biem në kurthet e të tjerëve.” tha mes tjerash Halimi, transmeton gazetari i Portalb nga Konventa e kësaj partie.

Kandidatura e Jonuzit është kontestuar fuqishëm nga Dega e Strugës e PDSH-së, në krye me kryetarin e Komunës së Strugës, Zijadin Sela.

Sonte kjo degë ka bojkotuar konventën ndërsa Sela ka shkuar në Turqi. Tani priten reagimet e degës së PDSH-së në Strugë.
LEXO: PDSH-ja e Strugës nuk merr pjesë në Konventën e Tetovës

 /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button