LSDM: Mijallkov regjistron firma në vende të huaja dhe pasurohet në Maqedoni

LSDM-ja publikoi sot dokumente të reja me të cilët tregohet se drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijalkov, përveç Republikës Çeke dhe Panamasë, po zhvillon biznese edhe përmes parajsës së kursimeve revizore, Zvicrës.

Nga LSDM-ja pyetën edhe se në këtë mënyrë, Mijallkov hyri në firmat në Maqedoni, të cilët janë të pasura. Sipas kësaj partie opozitare, personat e njëjtë janë menaxherë në firmën panameze dhe dy firma zvicerane, të cilat, megjithatë, janë pronare të kompanive të regjistruara në Maqedoni.

“A thua këto dy firma nga Lugano kanë hyrë në firmat e regjistruara në Maqedoni, të njohura mirë për nga bizneset e tyre të suksesshme, zoti Mijalkov? Nëse njëra prej tyre është firma EKSIKO, zotëri Mijalkov? Ky është dokumenti zyrtar i Regjistrit Qendror në Maqedoni, për firmën EKSIKO. Pronari i kësaj firme T & MJ Investiment SA, nga Lugano. A thua firma tjetër nga Lugano hyri në firmën Orka Holding SH.A. Shkup? A jeni Ju ai, zoti Mijalkov?”, tha Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së. /Alsat-M

Lajme të ngjashme

Back to top button