De Biasi: Pjesëmarrja e Kosovës në eliminatore i prish punë Shqipërisë

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi ka thënë se pjesëmarrja zyrtare e Kosovës në eliminatore i prish punë Shqipërisë për shkak të futbollistëve, përcjell koha.net.

Ai në një intervistë në emisionin “Opinion” në pyetjen se a krijon probleme prania e Kosovës në eliminatore, për shkak të lojtarëve që mund të luanin për Shqipërinë, ka thënë se një gjë e tillë është negative për “Kuqezinjtë”.

“Po. Besoj se po, sepse shumë lojtarë që më parë luanin në ekipin kombëtar shqiptar, tani do të luajnë për ekipin e Kosovës, do të kthehen në vendin e tyre të origjinës”, është shprehur De Biasi.

Ai gjithashtu ka thënë se ka një mirëkuptim ndërmjet Federatave të Kosovës dhe të Shqipërisë dhe nuk i prishin planet njëra-tjetrës.

“Kemi një mirëkuptim me Federatën e Kosovës dhe nuk ia prishim njëri-tjetrit planet. Ata kanë të drejtë të ftojnë të parët lojtarët me origjinë kosovare”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button