BDI me ekspertë të huaj në fushatë

Disa nga partitë politike në përgatitjen e programeve të tyre zgjedhore kanë kyçur edhe ekspertë të jashtëm. Bashkimi Demokratik për Integrim Partitë madje ka inkuadruar edhe ekspertë nga SHBA-të që programi i saj të jetë sa më bindës dhe i realizueshëm për elektoratin nga i cili kërkohet besimi në zgjedhje. Zv/kryeministri Besimi thotë se deri tani janë konsultuar mbi 500 personalitet të ndryshme mbi dukjen e platformës së BDI-së. Nga LSDM-ja thonë se janë duke punuar në programin zgjedhor i cili po hartohet vetëm nga ekspertët e vendit, transmeton Alsat.

 “Përveç ekspertëve të vendit kemi edhe ekspertë të huaj, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë të kyçur në përgatitjen e platformës ,ekspertë konsulentë, që ndihmojnë në fokusimin e rreth asaj që është oferta më e mirë të cilën ne e vlerësojmë si BDI. Qasja jonë është përfshirja sa më e madhe e qytetarëve, konsultimi i drejtpërdrejtë me qytetarët dhe diskutimi me ekspertët sa kërkesat që bëhen janë të mundshme dhe të realizueshme, deri më tani janë konsultuar mbi 500 qytetarë ekspertë të Bashkimit Demokratik për Integrim për fusha të ndryshme”, tha Fatmir  Besimi, BDI.

“LSDM-ja ende është duke e përgatitur fushatën e saj parazgjedhore në të cilën do të kyçen vetëm ekspert vendor”, u shpreh Petre Shilegov, LSDM.

Lajme të ngjashme

Back to top button