Kërkohet helikopteri me pesë persona, i zhdukur mes Britanisë së Madhe dhe Irlandës

Ekipet e shpëtimit dhe roja bregdetare të Britanisë së Madhe janë në kërkim të helikopterit privat “Tjun Svkërl”, i cili fluturoi dje nga qyteti anglez Milton Kuns për në Dublin , njoftoi sot në mëngjes gazeta britanike “Gardian”.

Helikopteri me pesë udhëtarë u zhduk nga ekranet e radarëve, derisa ka fluturuar mbi Detin Irlandez.

Helikopterët tjerë të cilët kanë marrë pjesë në kërkim, janë detyruar të kthehen në bazë për shkak përkeqësimit të kushteve klimatike, por aksioni i shpëtimit vazhdon në detin në veri të Uellsit.

Autoritetet kompetente theksuan se punët e shpëtimit nga ajri janë pamundësuar derisa nuk ka përmirësim të motit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button