fbpx

Vuçiq i frikëson serbët me “skenar maqedonas” (VIDEO)

“Nuk do të lejojë skenar maqedonas në Serbi”, porositi kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një nga mitingjet e fundit në garën për president të shtetit, njofton Portalb.mk.

Spoti i fundin propagandistik i Vuçiqit fillon dhe mbaron me fotografitë e protestave për “Maqedoni të Përbashkët” dhe aksionin e policisë së Maqedonisë. Kryeministri serb në fushatën e tij shpesh e shfrytëzon Maqedoninë si shembull dhe frikësim ndaj popullit serb.

“Ata duan të shkaktojnë skenar maqedonas në Serbi. Premtoj se do të luftoj kundër atyre që duan skenar maqedonas në Serbi. Do të luftoj deri në frymën e fundit me të gjithë forcën që ta ruaj paqen dhe stabilitetin”, tha Vuçiq.

Vuçiq me retorikë të ashpër edhe për bashkësinë ndërkombëtare, porositi se “nuk do të lejojë që dikush të përzihet në punët e brendshme të Serbisë dhe të ndikojë që dikush të vijë në pushtet”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button