Shkëndija dhe Renova u ndanë në paqe

Vetëm emri derbi i qytetit të Tetovës ka mbet në këtë duel, ku Shkëndijës dhe Renova kanë luajtur pa shënuar asnjë gol dhe me një lojë shumë të zbehtë, edhe pse në tribunat e stadiumit të Tetovës ishin mbledhur mbi 10 mijë shikues për të përcjellë këtë spektakël futbolli. 

Në takimin e sotëm Shkëndija ishte ajo që më shumë kërkoi golin. Disa herë para portës së Renovës tentuan të shënojnë sulmuesit Kurtishi dhe Vruçina, por që deri në fund të ndeshjes nuk arritën edhe të gëzojnë veten dhe tifozët. 

Në Gostivar, gjithçka me të vjetrën, skuadra e këtij qyteti ka pësuar disfatë nga Turnova e Muzafer Ejupit me rezultat minimal 0:1, gol që ishte shënuar që në minutat e para të pjesës së parë. Ti pikët e reja që ka fituar Turnova, kanë ndihmuar këtë skuadër që të marrë kryesimin në Ligën e parë me po aq pikë sa kanë edhe Rabotniçki i dyti dhe Vardari i Treti, ndërsa me fitore eventuale në duelin e të martës, edhe Pelisteri mundet të bashkohet në kreun e tabelës me 38 pikë. Renova tani është e 6-ta me 31 pikë, ndërsa Shkëndija është ende në zonën e rrezikut me vetëm 27 pikë të grumbulluara. 

Rezultatet e javës së 22-të në LPMF

Shkëndija-Renova 0:0, Gostivari – Turnova 0:1, Napredoku – Euromokilku 1:1, Rabotniçki  – Vardari 2:1, Metalurgu – Bregallnica 1:2 Pelisteri – Makedonija GJ.P (të martën). / Portalb

Renditja:
1.Turnova 38
2.Rabotniçki 38
3.Vardari 38
4.Pelisteri 35 (-1)
5.Metalurgu 34
6.Renova 31
7.Euromilku 30
8.Bregallnica 29
9.Shkëndija 27
10.Mak.GP. 22 (-1)
11.Napredoku 14
12.Gostivari 11

Lajme të ngjashme

Back to top button