PPE miratoi rezolutën: Maqedonia një ndër shtetet në gjendje më kritike në rajon

Partia Popullore Evropiane (PPE) në kongresin në Maltë miratoi rezolutën urgjente për Ballkanin Perëndimor përfshirë Maqedoninë, me të cilën iu bëhet thirrje liderëve politikë të shmangin retorikën dhe veprimet radikale që përbëjnë kërcënim për paqen dhe stabilitetin.

“Këto dy shtete kanë nevojë për ndihmë. Ato kanë nevojë për ndihmë dhe ne duhet të jemi më shumë prezent për të ndihmuar. Maqedonia ka probleme të mëdha me formimin e qeverisë, kurse Bosnja dhe Hercegovina është shtet multinacional”, tha ish ministri i jashtëm kroat, Miro Kovaç.

Në këtë rezolutë të PPE ftohen liderët politik që të tërhiqen nga retorika radikale dhe nga veprimet që cenojnë qetësinë dhe stabilitetin.

Në të ka edhe mesazhe direkte për liderin e VMRO-së, Nikolla Gruevskin, të cilat edhe personalisht do t’i transmetohen në Maltë nga ana e liderëve evropian. Një nga këto mesazhe është edhe se provokimet etnike dhe çfarë do lloji i sjelljes mund që mund të rrënon stabilitetin dhe qetësinë është i papranueshëm.

“Insistojmë në përmbajtje nga provokimet etnike, dhe i dënojmë të gjitha provokimet dhe sjelljen agresive e cila përbën rrezik dhe kërcënim për stabilitetin. Apelojmë që të largoheni nga e kaluara kontraverze sepse ajo nuk to të iu del në ndihmë shteteve të rajonit që të përparojnë drejt rrugës evropiane”, këto janë disa nga mesazhet kyçe të rezolutës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button