Kosovë, Kushtetuesja rrëzon një pjesë të ndryshimeve në ligjin për Veteranë

Gjykata Kushtetuese ka rrezuar dy paragrafët 5 dhe 6, të nenit të 16 të ligjit për Veteranët e UCK’së, duke i konsideruar jo kushtetues këto ndryshime që ndodhen përmes nenit 3 të Ligjit për ndryshim dhe plotësim, e që u miratuan javë më parë në Kuvend.
Kërkesën në kushtetuese e kishte dërguar deputetja e VV’së Aida Derguti, e përkrahur nga 23 deputetë tjerë të Kuvendit.

Kjo gjykatë ka vlerësuar se ndryshimet tjera, përjashtuar paragrafin 5 dhe 6 të nenit 16, të Ligjit për Veteranë të UCK’së, janë në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Ky është njoftimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese:

Gjatë seancës së mbajtur më 28 mars 2017, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës u këshillua dhe votoi në rastin KO 01/17, “Vlerësim i kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L -261 për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, përkitazi me kërkesën e parashtruar nga Aida Dërguti dhe 23 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese, si autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës, njëzëri vendosi që:

I. TA DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;

II. TË SHPALLË që neni 3 (2) i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin u shtuan paragrafët 5 dhe 6 në nenin 16 të Ligjit Nr. 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk është në pajtueshmëri me nenin 24 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 46 të Kushtetutës;

III. TË SHPALLË që neni 4 i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin u shtuan neni 16A, paragrafët 1, nënparagrafët 1.1, 1.2 dhe 1.3 në Ligjin Nr 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është në pajtueshmëri Kushtetutën;

IV. TË SHPALLË që neni 5 i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin u fshi neni 18 i Ligjit Nr. 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është në pajtueshmëri me Kushtetutën;

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button