Bastisen shtëpitë e pilotëve të avionit të zhdukur

Policia e Malajzisë ka kontrolluar shtëpitë e dy pilotëve të aeroplanit të zhdukur të kompanisë Malaysian Airlines.

Njoftimi i sotëm vjen një ditë pasi kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, ka thënë se ka informacione se sistemet e komunikimit me aeroplanin janë ndërprerë me paramendim dhe se ai ka vazhduar fluturimin në drejtim tjetër.

Ekspertët thonë se një gjë e tillë lë të kuptohet se aeroplani ka qenë nën kontrollin e dikujt me njohuri të specializuara.

Aeroplani është zhdukur më shumë se një javë më parë, me 239 njerëz në bord. Ai ka qenë duke udhëtuar nga Kuala Lumpuri për në Pekin.

Zyrtarët thonë se kërkimet për të tani janë fokusuar në dy korridore: nga Tajlanda në Kazakistan dhe nga Indonezia në jug të Oqeanit Indian.

Lajme të ngjashme

Back to top button