Dimitriev: Maqedonia është partner lojal i BE-së dhe duhet të jetë pjesë e Unionit

Kryeministri Emill Dimitriev sot në Maltë, në Kongresin e Partisë popullore evropiane foli në sesionin e hapur të shefave të qeverive dhe shteteve. Ai në fjalimin e tij foli për rëndësinë e integrimeve evropiane si interes strategjik të Republikës së Maqedonisë, por edhe për rolin e shtetit në përballjen me krizën e migrantëve.

“Lidhur me krizën e migrantëve ne dëshmuam se kemi kapacitet dhe ndajmë vlera evropiane duke e konfirmuar gatishmërinë tonë për të qenë pjesë e zgjidhjes së një problemi jashtëzakonisht kompleks. Me reagim efektiv dhe efikas, me menaxhim të suksesshëm të kufijve dhe qasje jashtëzakonisht humane, demonstruam rol aktiv dhe proaktiv duke u ndihmuar miqve tanë nga BE-ja në përballje me këtë sfidë të madhe humanitare, sociale dhe të sigurisë, për të cilën në periudhën e ardhshme nevojitet aksion i koordinuar. Rreziqet janë reale dhe rreziku nuk ka kaluar”, deklaroi Dimitriev.

Ai theksoi se Maqedonia dëshmoi se është partnere lojale në të cilën mund të mbështetet Unioni dhe kur Maqedonia mund të jetë një nga shtyllat dhe në mbrojtje të interesave evropiane, njejtë me rëndësi është, tha, të jetë edhe pjesë e planeve strategjike dhe pjesë edhe e familjes së Bashkimit Evropian.

Ai shtoi se nevojitet shpresë e qëndrueshme e integrimeve evropiane të shteteve nga Ballkani Perëndimor.

Kryeministri Dimitriev nënvizoi se orientimi i vetëm i Republikës së Maqedonisë mbetet anëtarësimi në BE dhe në NATO.

Ai theksoi se Republika e Maqedonisë, si edhe deri më tani, do të vazhdojë të investojë në mëynrë më aktive në avancimin e marrëdhënieve dhe në ndërtimin e urave të bashkëpunimit në rajon, si dhe se prioritet janë marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Kongresin në Maltë e hapi kryetari i Partisë popullore evropiane, Zhozef Doll, ndërklaq foli edhe sekretari i përgjithshëm i EPP-së, Antonio Lopez – Isturriz. Ai në fjalimet e veta foli për rëndësinë e vazhdimit të iniciativave të Bashkimit Evropian dhe përforcimin e kapaciteteve të saj.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply to tetova Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button