Miriam Cani gjen vetëm më mirë në Shqipëri

Ka përmes rrjeteve sociale setin më të ri fotografik. E përveç fotografive që e sjellin mahnitshëm, Miriam Cani ka treguar se është duke punuar fort edhe rreth projekteve të reja artistike.

U zbulua si këngëtare në Gjermani, në spektaklin për zgjedhjen e talenteve. Dhe aty nisi rrugëtimin e saj në këtë art. Miriam Cani përmes grupit ‘Breludes’ të dal pikërisht në spektaklin “Gjermania Kërkon një yll”, ka arritur të bëhet e njohur dhe e dashur në këtë vend. Por, duket se më shumë se vetë dashuria për këngën, ishte dashuria ndaj Alban Skenderajt ajo që e riktheu në Shqipëri. Këngëtarja tash e sa vjet po jeton në kryeqytetin shqiptar, ndërsa angazhimet e saj përveç këngës janë shtrirë edhe në botën e modelimit.

Të paktën këtë të lënë të kuptohet vetë prezenca e këngëtares nëpër reklama të firmave të njohura në Tiranë. Ndryshe si ‘vajza e artë’ e cilësuar nga një magazinë shqiptare, Cani ka ardhur shkëlqyeshëm. E edhe më të veçantë e bëjnë fotot e reja që këngëtarja ka sjell së fundmi përmes llogarisë së saj në ‘Facebook’. Por prapë dashuria për Albanin është ajo që e mban fort, ndërsa shpesh ajo këtë dashuri e ka paraqitur edhe përmes thënieve të autorëve të mëdhenj botëror e vendor.

“Unë jetoj në dy vende – këtu ku jam dhe aty ku je ti- Margaret Atwood”, ishte ajo që Cani kishte publikuar në rrjetin social “Facebook”. Këngëtarja po kaq aktive sa edhe në botën e reklamës apo rrjeteve sociale, ka gjënë për gjatë gjithë kohës edhe në krijimin e këngëve të reja. Ajo, thuhet se shpejt do të vijë me një tjetër këngë të re, e cila po punohet me dashurinë më të madhe nga çifti këngëtar Alban Skenderaj e Miriam Cani.

Lajme të ngjashme

Back to top button