fbpx

Përse na dhemb stomaku pasi kemi ngrënë?

Dhimbja e stomakut pas të ngrënit mund të ndodhë për një sërë arsyesh të tilla si, dispepsi, ulçerat, gastriti si dhe probleme të tjera.

Ka shumë njerëz që vuajnë nga dhimbjet e stomakut pasi konsumojën një vakt, por për fat të mirë ka plot ilaçe natyrore që mund t’ju ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve.

Megjithatë, duhet të jeni të vetëdijshëm se në shumë raste, dhumbjet e stomakut duhet të kontrollohen nga mjeku juaj.

Dispepsia mund të shkaktojë dhimbje stomaku pas konsumimit të ushqimeve të caktuara, sidomos ushqime të yndyrshme ose ushqime kalorike. Dr. William Blahd thotë se dispepsia mund të shkaktojë djegie në stomak, fryrje, apo shije acidi në gojë. Për lehtësimin e dispepsisë përpiquni të përtypni ushqimin ngadalë dhe pini lëngje pas ngrënies, jo gjatë  ngrënies. Gjithashtu, stresi mund të ju bëjë më të prirur për t’u prekur nga dispepsia.

Dhimbjet e stomakut mund t’i lehtësoni duke përdorur xhenxhefill. Xhenxhefili është një nga përbërësit më të mirë për të ndihmuar me tretjen e ushqimit. Ju mund të bëni çaj xhenxhefilli me një copë rrënjë xhenxhefilli dhe një gotë me ujë të vluar, duke i përzier sëbashku për 10 minuta. E mbani gotën të mbuluar dhe e pini këtë çaj rreth 20 minuta para ngrënies.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button