Gruevski kërkon sërish përkrahjen e qytetarëve, duke numëruar arritjet

Me raportin e punës së Qeverisë, gjatë mandatit tre vjeçar të saj, kryeministri kërkoi sërish përkrahjen e qytetarëve, duke iu garantuar se ata nuk do të zhgënjehen prej tij. Raporti përmban 1376 projekte, nga të cilat 1009 janë përfunduar, 38 nuk janë realizuar, kurse rreth 300 të tjerë janë hartim e sipër. 

Në raport, ekonomia vlerësohet si suksesi më i rëndësishëm i qeverisë. Kryeministri tha se vendi ka shënuar rritje investimesh kapitale për 29 %, ndërkohë që e ka ulur papunësinë nga 38 në 28.7 %. Si një nga sukseset e mëdha të investimeve, Gruevski veçoi investimet në shëndetësi dhe reformën gjyqësore. Kryeministri tha se projektet janë destinuar për të gjithë qytetarët pa dallim feje dhe kombi. Megjithatë, në projektet e realizuara në emër të qeverisë, sot nuk kishte përfaqësues të partnerit qeveritar, BDI-së. 

 “Ajo që më bën të lumtur, më së shumti, është përparimi në zgjidhjen e njërit prej problemeve më të mëdha, papunësisë. Premtuam dhe arritëm ta zvogëlonim  papunësinë! Maqedonia është vendi i vetëm në Evropë i cili ka shënuar rënie të shkallës së papunësisë, në kushtet e krizës botërore dhe evropiane, kur në pjesën më të madhe të Evropës, papunësia po rritet”, tha Nikola Gruevski, Kryeministër.

Lajme të ngjashme

Back to top button