Mjekët dyshojnë se është abuzuar me foshnjën e braktisur

Foshnja tre muajshe e cila ishte braktisur sot mbi një veturë në rrugën “Nikolla Vapcarov”, para Ministrisë së Financave, është keqpërdorur, transmeton kanal5.

Një person i panjohur mëngjesin e sotëm ka hedhur një foshnje tre muajsh mbi një veturë në qendër të Shkupit dhe ka ikur.

Duke iu referuar burimeve nga Klinika e fëmijëve, në trupin e foshnjës janë vërejtur lëndime që kanë krijuar dyshime tek mjekët për maltretim të foshnjës.

Pasi një kalimtar i rastit ka parë foshnjën mbi një veturë dhe ka paraqitur atë, menjëherë është dërguar në spital.

Lajme të ngjashme

Back to top button