Delegacioni i BDI-së, vazhdon takimet me diasporën shqiptare

Delegacioni i lartë të Bashkimit Demokratik sot kanë vazhduar nismën për të realizuar takime me diasporën shqiptare. Një takim i tillë sot u realizua në  kryeqytetin e Austrisë Vjenë, ku jeton një numër shumë i madh bashkatdhetarësh nga Maqedonia. Shqiptarët e Vjenës i ka takuar Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini.
 
Në takimin me përfaqësuesit e diasporës në Vjenë, u prezantua kandidati për deputet në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë nga Evropa Ismail Beluli, me ç’ rast shqiptarëve nga Maqedonia me qëndrim të përkohshëm në Vjenë,  u është  sqaruar rëndësia e zgjedhjes së Ismail Beluli në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni,  duke pasur parasysh numrin e madh të mërgatës shqiptare në Evropë, dhe mossuksesit në arritjen e këtij synimi në zgjedhjet e vitit 2011, për shkak të mungesës së informatave rreth procedurës së votimit. Saraçini u shpjegoi në detaje gjitha procedurat, me qëllim të mobilizimit sa më të madh të diasporës dhe arritjes së qëllimit që shumë familjarë dhe bashkëkombës nga Maqedonia të kenë përfaqësuesin e tyre në Parlamentin e Maqedonisë.
 
Pjesëmarrja në takimin e Vjenës ishte mjaft e madhe, dhe ashtu si dhe në takimet paraprake, vërehet interesim i jashtëzakonshëm i shqiptarëve për tu kyqyr në mënyrë të drejtpërdrejt në proceset politike në vend.
 
‘Jam shumë i kënaqur nga pjesëmarrja masive dhe interesimi shumë i madh i mërgimtarëve tanë në Vjenë, u sqaruam procedurat për të votuar, të gjithë të interesuarit duhet të paraqiten për pjesëmarrje në zgjedhje duke plotësuar fletëparaqitjet deri më 30 mars në ambasadën e Maqedonisë së Vjenë, dhe më 26 prill të dalin të votojnë që përfundimisht të fitojmë deputetin nga Evropa’ deklaroi ministri Saraçini.
 
Para vizitës në Austri, Saraçini zhvilloi takime me shqiptarët e Berlinit dhe Londrës, ndërsa nesër takon diasporën në Lubjanë të Sllovenisë.
 
Sot kryetari i Shtabit zgjedhor për diasporën Izet Mexhiti dhe kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, takojnë shqiptarët e Belgjikës në qytetet Namur, Bruksel dhe Antverpen.

Lajme të ngjashme

Back to top button