Mehmeti: Punët e korrupsionit i di mirë Thaçi në takim me Mijallkovin, jam e pastër

Ka reaguar deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti pas publikimit të dokumenteve nga Partia Demokrtike Shqiptare ku thuhet se ajo ka marrë 500 euro në muaj nga ministri i mbrojtjes, Talat Xhaferi.
LEXO: PDSH prezanton dokumente: Talati obligohet ti paguaj Ermirës 500 euro në muaj

Në një prononcim për Portalb, Mehmeti thotë se i fton publikisht të gjithë ata që e akuzojnë atë për korrupsion të shohin se ku dhe si jeton ajo. Sipas saj, korrupsioni nuk bëhet me kontrata valide dhe me vlerë 500 euro.

“Pyetja e vërtetë që parashtron sot çdo shqiptar është: “Për çfarë shërbimesh u dakorduan lideri i PDSH-së dhe drejtori i shërbimit sekret në darkën misterioze në restorantin Sushiko në Shkup. Mos vallë ishte kjo një darkë për të korruptuar interesat politike të secilit shqiptarë në Maqedoni duke bërë kurban profesorin Iljaz Halimi për të mbrojtur pronat e “Interprometit” në Tetovë. PDSH ka për qëllim dhe për detyrë që ti përgjigjet shqiptarëve cili është dilli i bërë në Sushiko. Përse po e shkelin konceptin e legjitimitetit të shqiptarëve në Maqedoni dhe po përpiqen të fshehen pas akuzave të këtilla që nuk qëndrojnë fare.” thotë për Portalb, Mehmeti.

Ajo më tej thotë se i fton publikisht ata dhe cilindo shqiptar të të shikojë, ku jeton,si jeton, me çfarë jeton dhe cili është ai i ashtuquajtur lluks për të cilin e kanë akuzuar. 

“Këto akuza nuk qëndrojnë le të gjejnë dikë tjetër për të akuzuar dhe le të tregojnë se çfarë u morën vesh në ‘Sushiko’ kjo është pyetja. Besoj se ata të PDSH-së e dinë shumë mirë se çfarë nënkupton dhe si bëhet korrupsioni institucional sepse vetë çdo herë që kanë qenë në pushtet por edhe opozitë i luajnë shumë mirë figurat të cilat kanë të bëjnë me korruptimin jo vetëm të funksionareve por edhe më keq korruptimin e ideve politike dhe interesave të shqiptarëve” tha më tej ajo.

Lajme të ngjashme

Back to top button