Përkrahje plebishitare për kandidatin e RDK-së në diasporë

Në kuadër të promovimit të kandidatit të RDK-së për diasporë një delegacion i RDK-së nën udhëheqjen e Vesel Memedit zyrtari i lartë i RDK-së realizoi takime të suksesshme në më tepër vende në Austri.

Kandidati i RDK-së Enver Osmani dhe zyrtarët e RDK-së argumentuan bindshëm nevojën e përkrahjes së kandidaturës së mirëfilltë kombëtare që në epiqendër të përfaqësimit do të ketë interesin e diasporës shqiptare.

Përfaqësuesit e RDK-së rikujtuan mërgimtarët se Bdi nuk ka të drejtë morale të rikandidon një kandidat humbës si Ismail Behluli në zgjedhjet e vitit 2011. Shqiptarët në diasporë nuk duhet të harrojnë se në vitin 2011 në diasporë fituan kandidatët maqedonas si pjesë e marrëveshjes së Bdi-së me Vmro-në.

Opsioni i Bdi-së dhe kandidati i tyre janë opcione të cilët dështuan në përfaqësimin e interesave të kombit shqiptarë dhe se ka ardhur koha që ky përfaqësim në veçanti në rastin e diasporës ti jepet RDK-së dhe Enver Osmanit.

Mërgimtarët shqiptarë për më shumë se dy dekada financuan ish LPK aktualisht Bdi dhe kjo strukturë në asnjë rast nuk u dha llogari shqiptarëve për miliona euro para që i harxhoi për idealet që kur nuk i realizoi.

Sot statusi i shqiptarëve është i degraduar në të gjitha drejtimet në Maqedoni dhe faji dhe përgjegjësia është e Bdi-së dhe kësaj klase politike të degjeneruar dhe korruptuar.

Opsioni i vetëm kombëtar dhe politikë i shqiptarëve në Maqedoni është RDK dhe përfaqësuesi më i denjë i diasporës shqiptare në Evropë duhet të jetë Enver Osmani një intelektual dhe kombëtar i dëshmuar, përfundoi Vesel Memedi zyrtar i lartë i RDK-së

 

Lajme të ngjashme

Back to top button