Murat Koltraka: Detyra parësore e qeveritarëve është të mbrojnë dibranët

Devijimi i lumit Radikë drejt Vardarit për në detin Egje, e jo në Adriatik si gjer tani shënon shpërbërjen e Dibrës së Madhe, asimilimin  e saj jo me mjete lufte e me ushtri, por me projekte vrastare të jetës së këtyre banorëve që s’janë fajtor para askujt për të këtë ndëshkim që u bëhet”, shprehet për Portalb, Murat Koltraka , ish pedagog dhe drejtor në shkollën e Peshkopisë, ndërkaq tani merret me kërkimet shkencore në fushën e pedagogjisë-psikologjisë si dhe me  kërkime shkencore në fushën e historisë së Kastriotëve.

“Shteti shqiptar ka një trup diplomatik në Maqedoni. Ky projekt ka filluar që me 2011 në mos më herët. Ky projekt cenon sigurinë tonë kombëtare, dëmton ekonominë tonë pasi në kaskadën e Drinit të Zi do të vejë më pak ujë, të prodhohet më pak energji , që sipas specialistëve në vlerë leku shkon 35 -55 milion euro humbe në vit. Çfarë pune tjetër më të rëndësishme ka patur kjo ambasadë, kur nuk informon qeverinë e saj se ç’po bëhet këto dy tre vite të fundit me pasuri të mëdha që i humbasin ekonomisë së vendit tonë dhe shkojnë për leverdi të maqedonasve. Një indiferentizëm të tillë nuk të besohet se do të kishte ndodhur me ambasadën e çdo vendi tjetër, kur cenohen interesat e shtetit që ata i shërbejnë dhe për atë punë paguhen. Përfaqësuesit shqiptar në qeverinë maqedonase me heshtjen e tyre , me firmat e vendosura, me deklarata çoroditëse deri në thëniet befasuese se devijimi i Radikës shpëton Shqipërinë nga përmbytjet , duket se mbajnë anën e së keqes për të mos thënë tradhti ndaj kombit shqiptar. E hedhin gjilpërën në kashtë , që të mos ketë burrë nëne që ta gjejë, duke i shërbyer korrupsionit që çdo ditë shqiptarëve u merr shumë nga jeta dhe shëndeti i tyre dhe i fëmijëve ty tyre. Dikur një mjek arab thoshte “ Unë,  i sëmuri dhe sëmundja jemi tre. Nëse i sëmuri bëhet me mua e mundim sëmundjen , ndërsa i sëmuri bëhet me sëmundjen më mundin mua, që jam në luftë në mbrojtje të jetës. Aktualiteti i ditëve tona ka krijuar një treshe të tillë, dibranët, Qeveria maqedonase dhe qeveritarët shqiptare. Nëse qeveritarët shqiptarë bashkohen me dibranët që e kanë për detyrë parësore dhe të ligjshme të mundin projektin famëkeq  maqedonas që ndërpret jetën e tërë territoret dibrane , nëse bëhet pjesë e qëllimeve djallëzore të qeverisë maqedonase , pjesë e së keqes atëherë e mundësojnë humbjen e dibranëve. Të shohim koha do ta nxjerrë në dritë të vërtetën , historia do të flasë nuk do të hesht. Ata janë në provë pro ose kundër bashkëkombësve të tyre, përfundon, pensionisti nga Peshkopia, studiuesi Murat Koltraka .

Lajme të ngjashme

Back to top button