Në Orarin vjetor të Ribarevit ka hapësirë vetëm për dëshirat e disa gjykatësve

U.d. kryetari i ri i Gjykatës Themelore Shkupi 1, Stojançe Ribarev, dje gjykatësve ua ka dorëzuar orarin e ri për punë për vitin 2017, kumtojnë nga Gjykata sot, njofton Portalb.mk.

Gjatë përgatitjes së orarit, ashtu siç qëndron në kumtesë, janë marrë parasysh mendimet e gjykatësve, nga seanca që ata e kanë mbajtur me Ribarevin, në mes të këtij muajit, menjëherë pasi ai është zgjedhur u.d. kryetar i Gjykatës, por nuk ka pasur mundësi që të miratohen të gjitha dëshirat.

“Disa nga dëshirat e gjykatësve ka pasur mundësi që të pranohen, ndërkaq për disa të tjera do të krijohet mundësi gjatë vitit. Gjatë përgatitjes së orarit është marrë parasysh gjendja e lëvizjes së lëndëve nga të gjitha fushat, mbetja e disa lëndëve në fusha të caktuara dhe nevoja e veprimit urgjent në disa lloje të lëndëve të konstatuara me afate ligjore. Gjithashtu, është marrë parasysh edhe ngarkesa e çdo gjykatësi individualisht me lëndët, por edhe vërejtjet e deritanishme dhe mendimet nga instancat më të larta gjyqësore në lidhje me punën e Gjykatës”, qëndron në kumtesë.

Orari, në formë të shkruar, është dorëzuar te çdo gjykatës, të cilët mund të dorëzojnë ankesë për orarin deri te Gjykata Supreme.

Nga Gjykata shtojnë se për momentin po zbatohet të gjitha oraret e deritanishme të punës dhe po mbahen seancat të cilat janë caktuar me orarin e vjetër, ndërkaq me orarin e ri do të punohet atëherë kur do të hyjë në fuqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button