Në Onkologji nuk ka barna për pacientët që vuajnë nga kanceri në eshtra

Klinika e Radioterapisë dhe Onkologjisë këtë javë mbeti pa barna për pacientët të cilët vuajnë nga metastaza e eshtrave. Një pjesë e pacientëve përmes rrjeteve sociale i paralajmërojnë të sëmurit tjerë që aspak të mos harxhojnë kohë dhe para të shkojnë në Onkologji, sepse mungojnë barnat “zometa”, njofton SDK. Këto barna shfrytëzohen që të zvogëlohet degradimi i kalciumit në eshtrat dhe më shpesh ju epet pacientëve me kancer në eshtra, ose metastazë në eshtra, njofton Portalb.mk.

“Nuk ka “zometa” tashmë dy ditë, se kur do të ketë nuk e dimë. Ka një barn i cili është në zëvendësim, por nuk e ka efektin e dëshiruar për shërim”, thonë nga Klinika e Radioterapisë dhe Onkologjisë.

Ata shpjegojnë se pothuajse çdo javë mungon ndonjë barn, ndërsa sasitë e mëdha që do t’i marrin janë barna tjerë që shfrytëzohen si zëvendësim.

“Nuk mundet që pacientëve vazhdimisht të ua ndërrojmë terapinë, veçanërisht ajo e cila ka efekte të mira. Pse ndodh kjo nuk e dimë”, thonë nga Klinika e Oknologjosë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button