PDSH prezanton dokumente: Talati obligohet ti paguaj Ermirës 500 euro në muaj

Sot në zyrat e Partisë Demokratike Shqiptare në Çair anëtari i kryesisë qendrore, Bekim Fazliu mbajti konferencë për shtyp lidhur me aferat korruptive të funksionarëve të lartë të BDI-së:

“Talat Xhaferi nuk j’u dha asnjë shpjegim shqiptareve për titullin e blerë të magjistrit me paratë e popullit, kjo nuk do të thotë se këtu përfundon krimi dhe korrupsioni i tij”, tha Bekim Fazliu në konferencën e sotme për shtyp.

Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi ka angazhuar deputeten e BDI-së Ermira Mehmeti për shërbime konsultative në favor të Ministrisë së Mbrojtjes, për të cilat Mbrojtja ka paguar 30 mijë denarë në muaj. Marrëveshja është lidhur më 7 maj të vitit 2013. 

“Kjo është kontrata e lidhur në mes të Talat Xhaferit, ministër i mbrojtjes së BDI-së dhe Ermira Memetit deputete e BDI-së, me të cilën Talati obligohet ti paguaj Ermirës 500 euro në muaj! Shtrohet pyetja cilat janë ata shërbime që i paguhen Ermirës? Në ndërkohë shqiptarët kanë problem me sigurimin e ekzistencës dhe mijëra të rinj shqiptarë të diplomuar nuk kanë mundësi të sigurojnë vende pune”, tha Fazliu  

Fazliu gjithashtu potencoi se “ne nuk jemi të shqetësuar se ju vidhni, korruptoheni dhe paguheni në mes veti me shuma të majme, por shqetësimi kryesorë i yni është se nëpërmjet këtyre vjedhjeve ju keni shitur interesat kombëtare. Ne vazhdojmë të kërkojmë nga organet kompetente të marrin masa konform ligjit”.

E kontaktuar nga Portalb, Ermira Mehmeti tha se korrupsion nuk bëhet me 500 euro në kontratë valide. LEXO: Mehmeti: Punët e korrupsionit i di mirë Thaçi në takim me Mijallkovin, jam e pastër

 /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button