fbpx

Dimitrievski: Qytetarët e harxhuan rrogën, ndërkaq ne do t’i marrim 68.000 denarë të popullit

“Tre ditë ashpër shkelet rregullorja e punës së Kuvendit. I nderuar udhëheqës, i shkelni të gjitha nenet e rregullores që nga fillimi deri në fund. Qytetarët e kanë  harxhuar pagën mujore. Ne për ndonjë ditë do t’i marrin 68.000 denarë para të popullit si pagë. Për atë ju lus që ta respektoni rregulloren dhe nuk është patjetër që ne deputetët e shumicës së re parlamentare të gjejmë mënyrë dhe alternativë të re se si t’i japim fund”, kërkoi deputeti i LSDM-së, Maksim Dimitrievski nga foltorja e Kuvendit, në vazhdimin e seancës së sotme konstituive, njofton Portalb.mk.

Ndaj kësaj reagoi udhëheqësi i seancës, Trajko Veljanovski i cili tha se “edhe sot po aloj që deputetët e VMRO-DPMNE-së të heqin dorë nga replikat dhe kundër replikat, por ajo është e drejta e tyre. Ndërkaq në lidhje me pagën, dikush ka pasur që nuk ka ardhur nga 15 muaj, por megjithatë ka marrë rrogë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button