Kush ua shkruan replikat dhe kundër-replikat deputetëve të VMRO-DPMNE-së? (VIDEO)

Letra të shtypura me replika dhe kundër-replika, të cilat tekstualisht fillojnë me fjalët “I nderuar kryesues, i nderuari Dimovski” të cilat u janë dhënë deputetëve të VMRO-DPMNE-së që edhe sot debatojnë dhe uzurpojnë foltoren e Kuvendit, shkruan A1 on, përcjell Portalb.mk.

Ky lloj i letrave u pa para deputetit Ivan Stoikoviq, Stojan Milladinov, Vasill Pishev, Vlladanka Aviroviq dhe pothuajse edhe te të gjithë deputetët tjerë të VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE tashmë tre ditë uzurpon foltoren dhe bën çmos që të mos votohet Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime që më pas të kalohet në pikën e katërt, ku parashihet të zgjedhet kryetari i Parlamentit.

Ata tërë kohën thirren në demokraci edhe pse veprimet e tyre janë larg saj dhe rregullores së Parlamentit, të cilën për tre ditë e kanë shkelur disa herë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button