Maqedoni, s’ka zgjidhje për papunësinë e lartë të të rinjve

Maqedonia nuk arriti të ndërtojë një strategji efektive për të ulur papunësinë e të rinjve. Çdo person i dytë nën moshën 24 vjeçe nuk mund të gjejë një punë. Statistikat shqetësuese tregojnë se në vitin 2016 papunësia te kjo kategori u rrit për një për qind, edhe pse papunësia e përgjithshme është ulur për 2.4 për qind. Maqedonia është vendi i tretë në botë sipas papunësisë së të rinjve, thotë Teodora Stolevska nga Forumi arsimor rinor. Sipas saj, arsyeja kryesore për shifrat dështuese janë politikat joadekuate arsimore që i zbaton shteti, njofton Alsat M.

Profesoresha Nikica Mojsoska Bllazhevski pajtohet se mungon praktika në arsim dhe si rezultat i kësaj, të rinjtë dalin në tregun e punës të papërgatitur për atë çfarë i pret ata.

Vështirësia për punësim cilësor i bën të rinjtë kafshatën e gojës ta kërkojnë jashtë vendit. Sipas hulumtimeve nga FRA në vitin 2013, 45 për qind e të rinjve kanë dashur ta braktisin Maqedoninë.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, numri i fuqisë punëtore në mesin e të rinjve deri 24 vjeç, është ulur për 6500 persona.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button