Marshi në Matkë shënon fillimin e sezonit të alpinizmit

Si paralajmërim i sezonit i alpinizmit në Maqedoni, sot do të mbahet “Marshi në Matkë” i tetëmbëdhjeti me radhë.

Organizatorë të marshit janë Klubi i alpinistëve “Vidici” dhe Asociacioni i qytetarëve për lëvizje rekreative – GARD, të ndihmuar nga “Neokom”, “Alkaloid” dhe “Dating”, ndërsa ndaj mbështetësve u bashkëngjitën edhe Federata e sporteve malore, shoqatat e njohura malore “Korab” dhe “Transverzalec” si dhe Vera turistike e Shkupit.

Marshit do t’i bashkëngjiten edhe anëtarët e Shoqatës “Nefron”, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës botërore të veshkave. Shoqata do të ketë pikë të sajë në të cilën do të ndajë broshura edukative dhe shishe me ujë për çdo pjesëmarrës, me porosi “Filloje ditën me një gotë ujë – mendo për shëndetin, për veshkat e tua”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button