Mungoi Messi, Bolivia surprizë Argjentinës

Argjentina në mungesë të yllit të saj Lionel Messi për shkak se ishte i dënuar, është gjendur përballë një surprize, asaj të Bolivisë. Duke humbur përballë kësaj skuadre me rezultatin 2-0, Argjentina ka vënë në rrezik biletën e saj për në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të eliminatoreve të kupës së botës për skuadrat e Amerikës Jugore, janë luajtur 5 ndeshje në javën e 14 të tyre.

Bolivia priti në stadiumin “Hernando Siles”, në qytetin La Paz, skuadrën e Argjentinës. Ndërsa kjo e fundit ishte pa titullarin kryesor të saj, Messi për shkak se ky i fundit ka marrë një dënim prej katër ndeshjesh për shkak të kundërshtimit të arbitrit.

Bolivia ka pasur më shumë raste se Argjentina dhe si rrjedhojë në minutën e 31-të me Juan Carlos dhe në minutën e 53-të me Marcelo Martins Moreno ka shënuar dy gola duke e mbyllur ndeshjen me këtë rezultat.

Argjentina ndodhet në vendin e 5-të në grup me 22 pikë, ndërsa Bolivia në vendin e 9-të me 10 pikë.

– Brazili garanton biletën për në Rusi

Brazili i drejtuar nga “Tite”, Adenor Leonardo Barcchi vazhdon të marrë rezultate pozitive. Skuadra e Tite-s ka mundur në Sao Paulo, Paraguain me rezultatin 3-0. Ndërsa golat u shënuan nga Philippe Coutinho, Neymar dge Marcelo.

Duke marrë fitoren e tetë radhazi në grup, Brazili ndodhet në krye të tabelës me 33 pikë. Në këtë mënyrë ka garantuar biletën për në Rusi, ndërsa Paraguai ndodhet në vendin e tetë me 18 pikë. Duhet të kujtojmë se ka ende 4 javë për mbarimin e eliminatoreve.

– Humbet Uruguai

Peruja ka mposhtur Uruguain me rezultatin 2-1 në Lima. Golat u shënuan nga Paolo Guerrero dhe Edison Flores. Ndërsa golin e vetëm të Uruguait e shënoi Carlos Sanchez.

Peruja me 18 pikë vazhdon garën e saj për një biletë për në Rusi, ndërsa Uruguai ndodhet në vendin e 3-të me 23 pikë.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Kolumbia ka fituar kundër Ekuadorit me rezultatin 2-0, ndërsa Kili ka mundur Venezuelën me rezultatin 3-1.

Katër skuadrat e para shkojnë direkt në kupën e botës, ndërsa e pesta shkon drejt ndeshjeve të play-off-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button