SHHSHM-ja, fton diasporën shqiptare për të votuar

Shoqata e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2014, i bënë thirrje diasporës shqiptare që të jetë sa më vigjilente dhe sa më aktive për të  mos humb shansin historik, për fitoren e deputetëve shqiptarë.

“Shifrat janë në anën tonë, andaj i bëjmë thirrje diasporës tonë që të lënë mënjanë ndasitë dhe mosmarrëveshjet, dhe të tregohet pjekuri politike, për ta rritur forcën tonë si shqiptarë në institucionet e ardhshme të Republikës së Maqedonisë, ku diaspora shqiptare do ta ketë zërin e vetë të arsyes, dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë do të reflektojë hallet dhe problemet e saj”, thuhet ne thirje e SHHSHM-së, drejtuar diasporës shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button