Manastir, hajduti thyen shtëpinë dhe vjedh 18 mijë euro

Në një shtëpi në Manastir dje është vjedhur kasafortë metalike me 18.000 euro dhe stoli të ndryshme ari. Dëmi material nga vjedhja arrin 1,5 milionë denarë, kumtoi MPB-ja.

Vjedhja ka ndodhur në shtëpinë e B.N. (57) në rr. “Strasho Pinxhur” në Manastir. Vjedhësi e ka thyer cilindrin e derës hyrëse të shtëpisë, ka hyrë brenda dhe e ka marrë kasafortën.

Policia po merr masa për zbardhjen e plotë të rastit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button