Reagon Ivanov: Ali Ahmeti më thoshte burrë shteti e vizionar

Në një intervistë për “Republika”, kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov, ka deklaruar se edhe përkundër qëndrimit të tanishëm të udhëheqjes së BDI-së, për kontestimin e punës pesë vjeçare si president, Ali Ahmeti e ka uruar atë për për lidership, pas bashkëpunimit rajonal me kryetarin e Shqipërisë dhe Malit të Zi si dhe angazhimin e tyre për t’i ndihmuar Kosovës të përfshihet në këto iniciativa rajonale.

Ivanov ndan një pjesë nga ky urim që i ka bërë Ali Ahmeti pas këtij bashkëpunimi: “Duke ju uruar për kapacitete udhëheqëse që i vërtetuat me këto porosi dërguar nga Prizreni, ju garantoj se mirësitë, përfitimet nga këto takime, gjithnjë e më shumë tregojnë se ju jeni burra shtetesh të vërtetë, vizionarë që me shembuj konkretë trasoni rrugën e bashkëpunimit të pakthyeshëm të bashkëpunimit dhe perspektivës evropiane”, thotë Ivanov.

Ivanov, thotë se ka qenë i habitur me qëndrimin e BDI-së, për të cilën ka menduar se ai vetë është burim i këtij motivimi politik. Megjithatë, thotë Ivanov, pas qëndrimeve të BDI-së, fshihet propozimi për ndryshimin e  mënyrës së zgjedhjes së presidentit, duke i hapur rrugë ndryshimeve kushtetuese.

Pesë vite me radhë nga ana e BDI-së, nuk kam dëgjuar asnjë lloj kritike për punën time dhe në përkushtimin tim për të ngritur bashkëjetesën”, ka deklaruar Gjorgje Ivanov në një intervistë për “Republika”.

Ivanov ka theksuar se ka marrë pjesë në të gjitha festat e rëndësishme të shqiptarëve në Maqedoni. Ao konsideron se ka qenë dhe është kryetar i të gjithë qytetarëve.

“Kam qenë sponzorizues i aktiviteteve të rëndësishme për bashkëjetesë si 10 vjetori i arrëveshjes së Ohrit, aktivitete të ndryshme qëllimi i të cilëve ishte bashkëpunimi i të rinjve nëpërmjet sportit, kulturës dhe mësimit.”, thotë Gjorgje Ivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button