Ngrihet akuzë për Penelop Fijon në aferën me punësimet fiktive

Penelop Fijon, bashkëshortja e Fransoa Fijon, kandidatit të Partisë Republikane konservative për president të Francës, mbrëmë mori akuzë zyrtare  nga ana e gjykatësve, për pjesëmarrje dhe mbulim të keqpërdorimit të mjeteve publike në rastin e punësimeve fiktive. 

Ky vendim vjen dy javë pasi nisën hetimet ndaj Fijon. Ai dyshohet se ka paguar gruan dhe fëmijët e tij, qindra mijëra euro nga paratë publike, për dekada me radhë për punë, që ata mund të mos i kenë kryer.

Fijon, ish-kryeministër, ka mohuar akuzat. Ai është kandidati i parë francez për president, që zyrtarisht është nën hetime.

Deri kohët e fundit, Fijon ishte kandidati favorit për të fituar zgjedhjet. Por tani ai është prapa kandidates të ekstremit të djathtë, Marin Le Pen dhe Emanuel Markon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button