OKB mohon pretendimet se përfaqësuesi special për Sirinë do të japë dorëheqje

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) mohon pretendimet se përfaqësuesi special për Sirinë, Staffan de Mistura do të japë dorëheqje, raporton Anadolu Agency (AA).

Zv/zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Farhan Haq, në brifingun ditor për mediat tha se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres po e përkrah përfaqësuesin special për Sirinë dhe se Mistura është duke e vazhduar detyrën e tij.

Guterres, gjatë vizitës së tij në kampin e refugjatëve Ez-Zateri, në Jordani, ku po qëndrojnë azilkërkuesit sirianë, lidhur me këto pretendime tha se “Staffan de Mistura po bën një punë të jashtëzakonshme. Ai arriti që në Gjenevë t’i bashkojë palët kundërshtare që luftojnë. Takimet vazhdojnë dhe shpresoj që do të jenë të suksesshme. Uroj që këto takime të jenë një hap i rëndësishëm që çojnë drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse politike”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button