fbpx

Xhelili: Thaçi kërkon të “eliminojë” Selën, ashtu siç eliminoi shumë të tjerë

Ish deputet i PDSH-së në vitet 2002-2006 dhe kandidat për president i kësaj partie në vitin 2004, Zudi Xhelili në një prononcim për portalin Drini.mk ka komentuar zhvillimet e fundit në PDSH dhe raportet e krijuara midis Qendrës së kësaj partie dhe degës së Strugës.

“Tashmë ky skenar i Thaçit është i njohur për mbarë opinionin shqiptar, sidomos për elektoratin e PDSH-së.  Menduh Thaci po bën agresion, ndaj bastionit aktual të PDSH-së, Strugës”, tha Xhelili.

Ai shton se kjo mënyrë e sjelljes tashmë po ripërsëritet.

 “Ai tash kërkon te “eliminojë” Ziadin Selën, ndërsa këtë e ka bërë më parë me shumë intelektualë të tjerë të kësaj partie. E ka bërë me Rufi Osmanin, Alajdin Demirin, Bardhyl Mahmutin, Zamir Dikën, Imer Selmanin. Ai siç veproi me Shkupin, Gostivarin, Tetovën, tash po vepron në Strugë” theksoi Xhelili.

Lajme të ngjashme

Back to top button