Fitojnë Italia dhe Spanja, Suedia përmbys Portugalinë (VIDEO)

Jo vetëm Shqipëri – Bosnjë. Dita e djeshme pa në fushë disa nga kombëtaret e mëdha të Europës, që provuan forcat në disa përballje luksi mes njëra-tjetrës.

Pas fitores ndaj kuqezinjve para katër ditëshnë Palermo, Italia korri një tjetër sukses duke thyer Holandën në Amsterdam. Gjithçka u vendos që në pjesën e parë, me Romanjolin që shënoi autogol në minutën e dhjetë dhe Ederin që riktheu baraspeshën në aksionin pasardhës. Në të 32-n, Bonuçi realizoi golin e suksesit për “axurrët”.

Në miqësoren tjetër të luksit, Spanja konfirmoi formën e shkëlqyer duke triumfuar 2-0 në Francë. Meritë të veçantë ka Zherard Delofeu, i cili, vetëm një minutë pasi u fut në fushë (68’) fitoi një penallti që u shndërrua në gol nga David Silva, ndërsa në të 77-n realizoi golin e dytë.

Kjo ndeshje pati si protagonist edhe teknologjinë për përcaktimin e pozicionit jashtë loje. Antuan Grizman i dha epërsinë Francës tri minuta pas pushimit mes pjesëve dhe goli u cilësua i rregullt nga anësori. Por, pas protestave të spanjollëve, teknologjia i erdhi në ndihmë arbitrit dhe goli u anulua për pozicion jashtë loje të Kurzavës.France - Spanje goli i anuluar

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kurse te goli i dytë i miqve, të zotët e shtëpisë pretenduan se Delofeu ishte në pozitë të parregullt, mirëpo teknologjia edhe kësaj here e ktheu vendimin duke e cilësuar golin si të rregullt.

Delofeu gol

Ndërkohë nuk fiton dot Portugalia, që befasohet 3-2 nga Suedia në shtëpi. Kampionëve në fuqi të Europës nuk u mjaftoi epërsia e dyfishtë falë golit të Kristiano Ronaldos (18’) dhe autogolit të mbrojtësit Grankvist (34’). Suedezët përmbysën gjithçka në pjesën e dytë me dopietën e Klasonit (57’, 76’) dhe autogolin e Zhoao Kanselos në shtesë (93’).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button