Një tërmet i fortë e goditi Lindjen e Largët të Rusisë

Një tërmet i fuqishëm, sipas informacioneve paraprake, me intensitet prej 6,9 ballësh sipas shkallës së Rihterit, e goditi sot rajonin afër Ishujve Komore.

Paraprakisht u njoftua se tërmeti ishte me intensitet prej 7 ballësh sipas Rihterit.

Epiqendra ka qenë në thellësi prej 33 kilometrash.

Sipas Qendrës së HaUait për paralajmërim, nuk ka  rrezik nga cunamet.

Sizmologët rusë cituan se tërmeti ndodhi në ujërat e Oqeanit Paqësor , afër ishullit Kamçkatka dhe ka qenë me intensitet prej 6,7 ballësh sipas Rihterit.

Si epiqendër është theksuar rajoni që ndodhet në 85 kilometra nga lagjja Ust Kamçatsk.

Nuk ka të dhëna për dëme materiale dhe për viktima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button