Hensho: Gjendja e mediumeve në Maqedoni është brengosëse

Drejtori i Institutit Nacional për Demokraci në Maqedoni, Kris Hensho në një intervistë për Radio Evropa e Lirë tha se mediumet janë çështje në cilat duhet të punojë Maqedonia.

“Gjendja e mediumeve në Maqedoni momentalisht është arsyeja e brengosjes së IND. Në intervistën që dhashë për ju vitin e kaluar ceka se Maqedonia ka ardhur në pozitë që të bie nga numri 34 në 116 në listën e Reporterëve pa kufij, që nga viti 2009. Tani sërish ka rënie, tani jemi në numrin 123. Në këtë çështje duhet të punojë Maqedonia. Mu për këtë edhe në këto zgjedhje të këtij viti në shtyjmë dhe kërkojmë mbajtjen e debateve presidenciale. Vetë kandidatët të kenë mundësi të prezantojnë atë që e ofrojnë, kurse votuesit do të kenë mundësi që t’i dëgjojnë kandidatët”, tha Hensho.

Sipas tij Ligji votues është dokument i gjallë i cili nuk është statik. Është e nevojshme që tërë kohën të shqyrtohet dhe të kontrollohet. Për këtë arsye raporti i OSBE-së për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale duhet t’i merr parasysh këto gjëra për në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Back to top button